Angela Merkel dridhet sërish – Cfarë po ndodh me kancelaren(video)

Kancelarja gjermane Angela Merkel eshte shfaqur serish para medias duke u dridhur gjatë një ceremonie në Berlin, tetë ditë pas një incidenti të ngjashëm.

Videoja tregon politikanen Merkel, 64 vjeçe, duke kapur duart teksa trupi i saj po dridhej ne te njejten menyre sic ndodhi disa dite me pare gjate nje tjeter takimi zyrtar.

Ajo me vone dukej më e stabilizuar dhe shtrëngoi dorën me ministrin e ri të drejtësisë, Christine Lambrecht.

Merkel ka deklaruar se dridhjet e saj ndodhen për shkak të dehidratimit dhe se ishte ndjerë më mirë pasi kishte pirë pak ujë.

Zëdhënësi i Merkel i pyetur nga gazetarët nëse ajo do të jetë e pranishme në samitin e G20 në Japoni që do të mbahet në fundjavë, u përgjigj se Kancelarja është mirë.

Loading...