Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet më Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp të Presidentit Meta i cili deklaroi se ka dekretuar datën 13 tetor si datë për zgjedhjet vendore në Shqipëri.
Spiropali ka ngritur një pyetje për Metën duke e quajtur Qametë (emër i përdorur nga Rama së fundmi) se kush do ti organizojë zgjedhjet e 13 tetorit pasi KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre. “Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën“, shkruan ajo.
Ministrja Spiropali në Twitter:
Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!