Vlorë – Sekuestrohen 1 milion euro pasuri

Policia e Shtetit ka sekuestruar një pasuri prej 1.503.000 euro.

Sekuestrimi ka ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetasit M.M i dyshuar për kryerjen e veprës ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

• 5 apartamente banimi;
• 1 vilë trekatëshe;
• 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
• 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Loading...