Zjarrfikësit thonë se shumica e rasteve janë pasojë e papërgjegjshmërisë se qytetarëve ose gabimeve me bombolat e gazit.
Gjatë muajit qershor në qytetin e Vlorës janë shënuar 30 raste zjarri, çka ka sjellë dhe vendosjen e efektivëve të zjarrfikësve në gjendje gatishmërie.
Kastriot Deda, shefi i ndërhyrjes operacionale për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shërbimin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit thotë se mesatarisht në ditë janë shënuar 7 vatra zjarri.
Deda: Zjarret më të theksuara janë në banesa, në dyqane, në mbeturina, zjarre në barishte etj.
Sipas Dedës, edhe bombolat e gazit mbeten një ndër arsyet kryesore për rritjen e numrit të zjarreve gjatë këtij viti.
Mbi 240 hektarë sipërfaqe u dogjën në të gjithë vendin gjatë muajve mars-prill, në një valë të pazakontë zjarresh që përfshiu vendin, ndërkohë që janë proceduar vetëm 57 persona.