Në emisionin Opinion, ai tregoi dhe një mënyrë se si mund të protestonte opozita pa djegur mandatet.
“Deputetë duhet të merrni avionin, të uleshin në shkallët e Parlamentit Evropian e t’ju thoshin kolegëve: na dëgjoni se në Shqipëri nuk na dëgjojnë.
Unë them që do kishte qenë më e mirë.
Nga Partia Demokratike thanë që problemin donin ta kishin bërë brenda Shqipërisë, jo jashtë. Por kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm ndaj shqiptarëve”.
Sipas tij nëse votimet do bëhen në 30 qershor, PD nuk humbet. “Është tjetër kush që do bëjë zbritje”, theksoi kryetari i Bashkisë së Lezhës. / Opinion
Loading...