Makarona me kunguj në furrë,një pjatë me shije

Makarona me kunguj ne furre

320 gr makarona me forma
40 gr djathe i forte deleje
30 gr kikirike
500 gr kungulleshka
3 qepe te vogla
200 gr djathe i perzier lope dhe dhie
1 tufe borzilok
vaj ulliri
kripe dhe piper

Pergatitja

Fillimisht presim në feta të holla kungulleshkat.

Në një tigan hedhim katër lugë vaj dhe skuqim qepen deri sa të marrë ngjyrë , të cilën e kemi prerë hollë.

Pasi të ketë marrë ngjyrë shtojmë kungujt, kripë, piper dhe i lemë të skuqen në zjarr të mesëm për rreth 7-8 minuta.

Në një mikser hedhim gjethet e borzilokut dhe 2/3 e kungulleshkave. Shtojmë gjysmën e dy djathërave. E përziejmë masën në mikser derisa të krijojmë një masë homogjene.

Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Pasi t’i kemi kulluar, shtojmë salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
Në një tavë hedhim pak vaj dhe më pas makaronat. Shtojmë kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathërave.

Makaronat i pjekim për rreth 35 minuta në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë.

Ju befte mire !

Loading...