Navar Herbert u nda nga jeta mbrëmjen e së martës.
22-vjeçari u diagnostikua me tumor në tru disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt.
Dhe gruaja e tij, Maia Falwasser publikoi pamjet e dasmës në oborrin e shtëpisë në faqen GoFundMe për të mbledhur para për transportimin e trupit të Navar në vendlindjen e tij Otorohanga, Zelandën e Re.
Navar u ndihmua nga miqtë dhe familja për tu përgatitur për ceremoninë. Ata e ndihmuan të vishte kostumin e bardhë dhe më pas shkoi në ceremoni me karrocë me rrota.
Maia u shoqërua drejt altarit nga nëna saj, para se të bashkohej me Navar.
22-vjeçari i tha se sa shumë e donte para se zyrtarisht të bëheshin burrë dhe grua.
Djali i tyre i vogël, Kyrie ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.