Në mungesë të garës elektorale, ndërsa zgjedhjet lokale po zhvillohet kryesisht me një kandidat, Azbi Kasaj është kthyer në personazhin më të kërkuar në ekranet shqiptare, i cili me sa duket rrit shikueshmërinë me bëmat e tij.
I ftuar sëfundmi në “Fiks Fare”, ai foli edhe për mallkimin e famshëm “u daltë kanceri mu në grykë atyre që nuk më votojnë mua”, gjatë fushatës së disa viteve më parë ku ai kandidonte për deputet.
I pyetur nga moderatorët nëse ky mallkim ka zënë ndonjërin, Kasaj dha një përgjigje të çuditshme duke theksuar se ka zënë pikërisht Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
“Një herë dobësohet, një herë shëndoshët, do të vdesë me merak ai”, tha Kasaj.
Theniet e Azbiut janë kthyer në objekt gallate dhe humori në rrjetet sociale, siç duket të jetë edhe kjo e fundit.