Nard Ndoka: “Pritëm formulë Amerikane, morëm ‘imam bajalldi’ turke”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri një deklaratë pasditën e sotme ku kërkonte nga aktorët politik në vend që të tregonin kujdes më 30 qershor për të mos lejuar përplasjet dhe dhunën nëpër qendrat e votimeve.

Komenti i Ambasadës Amerikanë se është e drejtë e të gjithë atyre që duan të votojnë që ta ushtrojnë këtë pa u cënuar, ka nxitur reagime të shumta dhe mjaft të ashpra nga qytetarët të cilët kanë ‘masakruar’ qëndrimin e ambasadës duke shprehur zemërimin e tyre ndaj saj dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

Një nga këta ka qenë edhe ish-deputeti Nard Ndoka i cili ka në statusin në fjalë ka bërë edhe një koment epik. “Pritëm formulë Amerikanë, morëm “imam bajalldi” turke”, shkruan Ndoka.

REAGIMI I PLOTE:

Pritem formule Amerikane, morem “imam bajalldi” turke!
Dekreti i Presidentit të Republikës duhet të zbatohet në një shtet demokratik!🇦🇱
Konsensus mes pozitës dhe opozitës për datën e zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese emergjencë kombëtare për garancine e sistemit.
Njohim 30 Qershorin, Dekretin e Presidentit snuk, nëse Gjykata vendos nesër ndryshe, të përseriten zgjedhjet; kjo është një formule “imam bajalldi”, gjellë turke!😊
Gjykata Kushtetuese vendos për me tej, nuk mund të vendosë as maxhoranca, as opozita; në këto kushte i vetmi Institucion Kushtetues është Presidenti i Republikës!

Loading...