Kujdes – Gjobë edhe për përdorimin e celularit në biçikletë

Holandezët, të cilët përdorin masivisht biçikletat, duke nisur nga e hëna do të gjobiten deri në 95 euro nëse përdorin celularin gjatë ngarjes së saj, njoftoi sot qeveria, që kërkon uljen e numrit në rritje të aksidenteve.

Në një shtet ku ka më shumë biçikleta sesa banorë, nuk është e pazakontë të shohësh drejtues të biçikletave duke folur gjatë në celular.

Për të frenuar këtë tendencë, Holanda ka vendosur tashmë të ndalojë me ligj përdorimin e celularëve gjatë udhëtimit me biçikletë, deri më tani i zbatueshëm vetëm për drejtuesit e makinave.

”Thirrja ime drejtuar të gjithë përdoruesve të biçikletave është e qartë, ruani celularin dhe 95 eurot në xhepin tuaj”, thuhet në një komunikatë të ministres holandeze të Infrastrukturës, Cora van Nieuwenhuizen./atsh

Loading...