Miss Serbia bëri simbolin e shqiponjës mes Kosovës por …!

Miss Serbia, Irina Jovanka në një event të organizuar në Kosovë bëri simbolin e shqiponjës me duar dhe pozoi para aparatit fotografik duke qeshur.

Por, Irina bëri simbolin bashkë me përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë, madje e hodhi si video në llogarinë e saj në Instagram.

Reagimi i mediave serbe ka qenë i menjëhershëm pas veprimit që ka bërë bukuroshja serbe.

Media “Kurir’’ në një artikull që ka shkuar për këtë gjë e ka cilësuar veprimin e misit serb si një skandal të vërtetë dhe se janë befasuar nga kjo gjë.

Kurse nga ana tjetër miss Serbia ka thënë se shqiponjës e bëri në shenjë respekti dhe se ishte normale.

Ndërsa kompania e modës “Miss Yu”, pjesë e të cilës është edhe miss Serbia në një deklaratë për median “Blic’’ tha se ata nuk kanë aspak të bëjnë me veprimin që ka bërë ajo.

Veprimin e saj kanë konsideruar si fals dhe si të gabuar.

Loading...