Ja kush eshte modeli me trendy per kete sezon

Modeli që “çmendi” të gjitha vajzat këtë vit ishte padyshim ai bob. Për të ecur në një hap me modën vajzat e ekranit (dhe jo vetëm ato) u futën gërshërën flokëve pa e menduar aspak. Bukuroshet shqiptare si Jonida Maliqi, Adrola Dushi, Bora Zemani, Kiara Tito etj. ishin ndër ato që eksperimentuan me këtë model dhe ia dolën të dukeshin super trendy. Edhe pse flokët bob janë ende të preferuar për shumë vajza, sidomos në këtë stinë të nxehtë, tani mund të themi se një tjetër model po i zë vendin.

Kiara Tito me model flokësh stil bob

Bëhet fjalë për modelin lob. I ngjashëm me atë bob, modeli lob është diçka e ndërmjetme mes flokëve të gjatë dhe atyre bob (l-long dhe ob-bob). Gjatësia e këtij modeli arrin deri në shpatullat, ndryshe nga bob që është shumë më i shkurtër. Për të gjitha ato vajza që nuk duan të guxojnë aq shumë me prerjen e flokëve, lob është zgjidhja perfekte. Ky është modeli që po përqafohet së fundmi edhe nga bukuroshet e ekranit. Kim Kardashian, Kylie Jenner, Selena Gomez, Taylor Swift, Miriam Cani, Vesa Luma etj. e kanë të preferuarin e tyre këtë model.

Kjo prerje i thekson edhe më shumë tiparet dhe kjo gjë e bën atë edhe më të pëlqyer nga vajzat e ekranit, të cilave u duken shumë bukur edhe në kamera.

Loading...