Një njeri që duket si mumie është shpëtuar nga një strokë e ariut, pasi që ariu i kishte thy er shpinën dhe e kishte gju ajtur në strofkë për të e ruajtur si ushqim të mëvonshëm. I quajtur me emrin Aleksandër, njeriu është gjetur nga qentë e gjuetisë pasi kishte qëndruar një muaj në strofkë në rajonin Tuva të Rusisë. Shumë afër vd ekjes, njeriu shum i dobët është dërguar në spital ku mjekët kanë zbuluar se ai ka thyer shpinën duke u pë rleshur me arushën. Ai u tregoi se arusha e kishte mposhtur atë dhe e kishte ruajtur për ushqim të mëvonshëm.
Historia sh okuese ka ngjashmëri me rolin e Leonardo Di Caprios në filmin the Revenant që fitoi një Oscar.“Arusha më ruajti si ushqim të mëvonshëm”, tregoi Aleksandri. Ai tregoi se kishte pirë urinën e tij për të mbijetuar ndërsa mjekët thonë që është një mrekulli se si shpëtoi ai.
Një grup gjuetarësh e gjeti Aleksandrin pasi që qentë e tyre lehnin dhe nuk ecnin përpara përkundër urdhërave, duke dhënë të kuptohej se kishin gjetur diçka. Gjahtarët pastaj ishin afruar afër një tufe me drunjë dhe pemë për të gjetur njeriun si mumie, ata pastaj e kuptuan se ai ishte gjallë.
Personit nuk i kujtohet mbiemri. Arushat e kafta njihen se e fshehin prenë e tyre si trofe.