Rozana Radi bëri një dedikim të ndjerë dedikuar babait të saj në rrjete sociale. Duke rikujtuar fjalët e të atit, këngëtaren e ka mbërthyer një ndjenjë faji që nuk dëgjoi fjalët e tij. Por, pikërisht në këtë postim bie në sy komenti i reperit të njohur Stresi, që pak kohë më parë doli nga burgu.
“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë. Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë do ta kalosh. Gjithçka që di është se zemra akoma na dhemb,behu e forte sepse ti je e tille motra ime,”– shkruan Stresi.
Me sa duket ndërmjet këngëtarëve paska një raport shumë miqësor dhe Rozana i është përgjigjur me të njëjtin vlerësim reperit.
“Të kam xham sepse ti i do pa kushte nënën dhe babain dhe të vlerësoj shumë për këtë. Kam parë si sillesh me nënën dhe sa e lumtur është ajo me ty,”– i përgjigjet Rozana Radi reperit.