“Kiçua, Miçua, s’janë si unë. Ndërsa unë jam si ata.Një dit’ të bukur u zunë.Kur nëna parti u nda. – Kiçua shkoi nga fryn’ era.Miçua qëndroi besnik.Kiços më pas i ra vlera.Miçua u bë më i lig.

KIÇUA MICUA EDHE UNË
( Humor )

Kiçua, Miçua, s’janë si unë
Ndërsa unë jam si ata
Një dit’ të bukur u zunë
Kur nëna parti u nda.

Kiçua shkoi nga fryn’ era
Miçua qëndroi besnik
Kiços më pas i ra vlera
Miçua u bë më i lig.

Kiçua me partin’ e re
Bëri para dhe karierë
Parti’e Miços u shkre’
Miti i saj nisi të bjerë.

Me një diplomë të blerë
Kiçua bëri drejtësinë
Tani që i mbajti erë
Nuk di ç’e gjeti të zinë.

Miços prap’i qeshi fati
Edhe erdhi në pushtet
Plasi Kiçua nga inati
Dhe marazi po e vret.

Unë ngela thjeshtë njeri
Dhe s’u pleksa me partitë
Dhe s’më vjen aspak çudi
Vetveten e kam meritë.

Dhe pse Kiçon e kam shokë
Por si Kiçua s’bëhem kurrë
Nga un’ ka më shumë flokë
Por nuk është aspak burrë

Miçua diti që ta lozë
Edhe sot ndihet komod
Qëndroi në partinë rozë
Dhe gënjeshtra ju bë modë.

Mua s’më bënë si veten
Dhe pse mu lutën aq shumë
Ata servilë do mbeten
Por të qetë s’bëjnë gjumë.

( Nga Pajtim Graci Kolonja )

Loading...