Po mendohesha…
E rêndësishme pêr mua është paqja në vend. Unê Nuk aderoj nëpër Parti, por qytetin tim e dua! Atdheun e dua!
Qetësinë dhe të ardhmen e fëmijëve të mi dhe brezave që vijnë, e dua!
Shikojmë turistë që vijnë, bëjnë foto, kalojnë bukur, e si gjithmonë krenohemi me Vloręn tonê.
Êshtë ndryshim i madh dhe i bukur !
Duke u nisur nga situata Sigurisht kemi mendime të ndryshme dhe zgjedhje të ndryshme .
Por bëj një xhiro në Vlorë dhe …Është i pamohueshëm roli i qeverisjes së fundit në qytetin e Vlorës, e aq më tepër i Edi Ramës. I vetmi që bëri ndryshimin madhor në këtë qytet . Askush tjetër !
Mirëpo si çdo qeverisje Ku gjejmë diçka të mirë, ka difektet e saj, Kjo qeveri, pavarësisht ndryshimeve në strukturë, nuk arriti të demokratizimin nê sitstem, liberalizimin e punësimit sipas kritereve, luftimin e burokracive dhe vendosjen e një sistemi diplomatik të qëndrueshëm në vend.
Tre nga Kryeministrat me te sukseshëm në epokat e tyre në Shqipërinë e pas viteve ‘90 Nano- Berisha- Rama arritën të krijonin sistemet e tyre qeveritare sipas modeleve që besonin.
Mirëpo sa arritën të zbatohen këto modele qoftë Edhe me zbatimin nga qeveria deri në bazë Ky është problemi më madhor besoj, që duhet studiuar dhe luftuar në thelb.
Është mêse e nevojshme heqja e militantëve dhe vendosja e specialistëve profesionist ne fushat përkatëse, si dhe kêrkesa e Nivelit pêrfaqësues sipas fronteve të Punës.
Shqipëria Ka njerëz të ditur, por niveli shoqëror është përtoktê. Mungon etika e komunikimit, niveli i sjelljes, politikat sociale nuk kanë rol themelor në edukimin dhe pêrcimin e një niveli- model më të niveluar e vizionar.
Pa një sistem të konsoliduar bashkëpunimi dhe sjelljeje, pa korrupsion, miqësira, rushfete, por në thelb në shërbim të popullit , ne gjithmonë do tê mbetemi një komb që niset jashtë për një jetë më të mirë!
Anila Toto