Nëse përdorni këto pjata për të ngrënë e keni punën keq

Nuk do e besoni, por eshte ngritur alarmi qe prinderit te kene kujdes me perdorimin e gjerave plastike tek femijet.

Publikimi i Alertit ndërkombëtar për disa pjata plastike për fëmijë ku janë stampuar personazhe të Frozen, ka kthyer vëmendjen ndaj produkteve të rrezikshme për fëmijë.

Produkti “Pjata për fëmijë të bërë prej melamine” është njoftuar nga RASFF (RAPID ALERT) si një produkt, i cili paraqet rrezik serioz me ndikim në shëndetin e njeriut, pasi nga kontrolli laboratorik i kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar si dhe pesticidit (phenamiphos).

Vetëm pak ditë më parë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kreu operacionin e asgjësimit të mijëra lodrave dhe produkteve të përkujdejsit për fëmijë, të cilat nuk përmbushnin kriteret, kryesisht Markimin CE të konformitetit.

Gati 99% e këtyre produkteve vinin nga Kina. Inspektori, Ilir Bushati nga ISHMT sqaroi në ” Wake Up” se çfarë duhet të kenë parasysh konsumatorët kur blejnë këto produkte.

Loading...