Ilir Meta bëhet i pari President shqiptar që viziton Mexhitlinë

Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku gjatë qëndrimit atje ka vizituar fshatin Mexhitli në Manastir. Vizita e Metës në Mexhitli, në një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni, është e para e një Presidenti shqiptar. Ai u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë.

“Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni”, thanë banorët gjatë pritjes së tyre. Meta nga ana tjetër, në fjalën e tij u siguroi se kurrë nuk do të jenë vetëm.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush.Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve.Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet me te rendesishme per ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Loading...