Kjo është një sallatë me kosto të ulët që do të ishte fantastike për të plotësuar vaktin tuaj. Mbani parasysh se duhet konsumuar menjëherë dhe nuk mund të ruhet në frigorifer, pasi lakra bëhet e hidhur.
Përbërësit
Lakër e bardhë e vogël (rreth 400gr);
1 kokërr limon;
Vaj ulliri sipas dëshirës;
Kripë;
Piper;
Kopër;
Uthull e bardhë molle (2 – 3 lugë gjelle).
Përgatitja:
Presim lakrën sa më imët të mundemi.
E hedhim në një tas dhe e spërkasim me kripë e piper
Shtrydhim limonin dhe shtojmë uthullën dhe vajin e ullirit.
Në fund hedhim koprën e grirë hodhë dhe e përziejmë gjithçka me duar duke shtypur lakrën fort për 1 – 2 minuta.
E shërbejmë në një pjatancë.
Loading...