Bëhuni gati për një lumë ndjenjash …Dy eklipset që do të ndodhin gjatë muajit korrik (2 korrik eklipsi diellor dhe më datë 16 ai hënor) do të sjellin zhvillime të papritura dhe ndryshime të shpejta.
Disa nga këto surpriza mund të jenë të këndshme, por këto ngjarje astrologjie që nuk janë të përditshme nuk do të kalojnë shumë lehtë, ndaj përgatituni për çdo gjë!
Gjatë një eklips diellor, është sikur dikush të fik dritat, duke ju lënë të përplaseni në errësirë. Meqenëse nuk mund të mbështetesh në aftësitë e tua, ju detyroheni të aktivizoni intuitën, si shqisën e gjashtë.
A mund të dëgjoni “thirrjen e zgjimit” që kozmosi po ju dërgon? Mos e lini veten në duart e tjetrit, por merrni frerët e jetës suaj në dorë. Kundërshtimet e brendshme mund të shfaqen, por gjithçka do të zbutet brenda dy javëve.