Ajo quhet “nektari i zotave” dhe është mikja jonë më e mirë e netëve të verës së nxehtë.
Mbi 100 miliardë litra prej saj prodhohen çdo vit për të shuar etjen, për të shoqëruarushqime të ndryshme, por edhe për të gatuar e për dhjetëra përdorime të tjera. Është birra, një prej pijeve më të hershme të krijuara prej njeriut.
“Birra është prova që Zoti na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur,” kështu thuhet se është shprehur Benxhamin Franklini.
Prandaj birra është kaq e lidhur me harenë e gëzimin, kështu që nuk ka si të mungojë kremtimi për këtë “dhuratë hyjnore”. Festat e birrës janë shndërruar tashmë në një traditë të bukur dhe organizohen në shumë vende të botës, përfshirë edhe aq të largëta nga njëra-tjetra si Kina e Shqipëria, transmeton Syri.
Fakte mbi birrën
Në vitin 1814 në rrugët e Londrës vërshoi birra dhe kjo njihet si Përmbytja e Madhe e Birrës. U derdhën 1.5 milion litra birrë. Birra më e shtrenjtë në botë është ajo e firmës belge “La Vielle Bon Secour”, që kushtonrreth 900 euro shishja.
–Në mesjetë në Britani pihej më shumë birra se uji, për shkak se birra quhej si më esigurt.
–Çekët zënë vendin e parë në botë sa i përket pirjes së birrës, me një mesatare 143 litrapër njeri.
–Britanikët konsumojnë rreth 67 litra birrë për njeri.
–Birra më e madhe në botë është krijuar në vitin 2002 nga “Carlsberg” në Danimarkëme një diametër prej 15 metrash.
–Përdoruesit e parë të birrës ndoshta kanë qenë sumerët rreth 10 mijë vjet para erëssonë. Ninkas ka qenë perëndesha sumere e alkoolit dhe e birrës e besohej se ajo kishte lindur”nga uji i freskët me gaz”
Po cilat janë birrat më të shitura në botë ?
1. Birra Snow
Ndoshta nuk e dinit, por birra më e famshme në planet vjen nga Kina, është birra Snow.
Shitjet e birrës më të shitur në botë, Snow, u rritën 573% gjatë dekadës së fundit, sipas Bloomberg. Por pavarësisht popullaritetit në Kinë, kjo birrë tani shitet edhe në vende të tjera përfshi në SHBA.
Kjo birrë ka një çmim tepër të lire afro 1 dollar për litër në Kinë.
2. Birra e dytë më e shitur në botë është birra Tsingtao
Tsingtao është një birrë shumë e njohur në Kinë për vendasit dhe të huajt.
Ajo u krijua nga bashkëpunimin gjermano-kinez, bashkëpunim shumë i frytshëm saqë e bëri këtë birrë shumë popullore brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 1972, Tsingtao u prezantua në SHBA, ku më pas u bë dhe birra më e shitur kineze në këtë vend.
Çdo ditë, fabrika e birrës çon birrën e freskët në restorante dhe birrari të ndryshme. Restorantet dhe birraritë, ku nuk mungojnë edhe produkte të freskëta deti, janë bërë vendet ku qytetarët
takohen dhe pushojnë. Në të njëjtën kohë, edhe turistët kinezë dhe të huaj shkojnë atje për të shijuar birrën dhe prodhime të freskëta deti.
Firma prodhuese e kësaj birre eksporton në 85 vende dhe rajone të botës. “Tsingdao” ka pasur rritje të ndjeshme në tregjet e reja, teksa shitjet kanë njohur një rritje mbi 70 për qind vitet e fundit
në Europën Lindore.
Në Qingdao gjendet edhe një muze i birrës. Në vitin 2002, me rastin e 100-vjetorit të fabrikës së birrës “Tsingtao”, Shoqëria e Birrës e Qingdaos e shndërroi repartin e vjetër në Muzeun e
Birrës “Tsingtao”. Ky është muzeu i parë i birrës në Kinë.
Prandaj nuk është çudi që një ndër ngjarjet më të rëndësishme në këtë qytet, kaq të lidhur me këtë pije mjaft të parapëlqyer, është edhe Festa Ndërkombëtare e Birrës, festa më e madhe
e birrës në Kinë dhe në Azi dhe një ndër dhjetë festat më të mëdha të birrës në botë. Ajo ka filluar të organizohet në vitin 1991. Festa nis zakonisht në fundjavën e dytë të muajit gush
3. Birra Bud Light është e treta më e shitur në botë
Ajo është birrë amerikane dhe u tregtua për here të pare në vitin 1982. Tani kjo birrë përmban më pak sheqer, pra është më e shëndetshme.
4. Birra Budweiser
Edhe kjo është një birrë amerikane me ngjyrë rrëshire dhe shije të freskët.
Nisi të tregtohet në SHBA për herë të parë në mesin e viteve 1800 nga Anheuser-Busch.
Pas marrjes së famës u përhap në mbi 80 tregje në mbarë botën.
5. Birra Skol
Birra Skol u krijua nga kombinimi i birrës britanike, kanadeze, suedeze dhe belge në vitin 1964 me dëshirën për t’u bërë një markë ndërkombëtare.
6. Birra kineze Yanjing
Yanjing u krijua në vitin 1980, sipas Bloomberg. Në vitin 1995, Yanjing u cilësua si birrra zyrtare e Kinës, që do të thotë se shërbehet në pritje ndërkombëtare.
Birra e gjashtë më e shitur në botë është nën pronësinë e Beijing Yanjing Brewery Co.
7.Birra Heineken
Birra u prodhua në vitin 1864 nga Gerard Heineken in Holandë, dhe me kalimin e kohës është bërë një ng amë të preferuarat në treg. Ajo u bë e famshme sidomos për shijen e lehtë dhe të ëmbël që ka. Përqindja e alkoolit që përmban është 5%.
8. Birra Brahma
Brahma është birra më popullore në Brazil.
Ajo u prodhua në vitin 1888 nga Companhia Cervejaria Brahma, por tani është në pronësi të Anheuser-Busch InBev.
9. Birra kineze Harbin
Birra Harbin është birra më e vjetër në Kinë.
Kjo birrë është mëe famshme në pjesën verilindore të Kinës nga prej ka dhe origjinën dhe si shumë birra të tjera tani ajo është në pronësi të Anheuser-Busch InBev.
10. Birra Coors Light
Coors Light është një birrë kanadeze e lehtë dhe freskuese me 4% përbërje alkooli.
Kjo birrë është më e preferuara në SHBA, Britani dhe Kanada, por kompania po punon për t’u shtrirë edhe në vende të tjera të botës. Në vitin 2008, pronari i saj Molson Coors, krijoi Molson Coors International, që synon kryesisht tregun aziatik.