ARGJINARJA APO SIÇ E NJOHIM NDRYSHE KARÇOFI, ËSHTË USHQIMI QË E HANË NJERËZIT MË TË PUSHTETSHËM NË BOTË. E GJEJMË KUDO NËPËR SHQIPËRI, POR PA E DITUR SE KY ËSHTË NJË ILAÇ I BEKUAR NGA TOKA
Argjinaren e gjejmë në mbarë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.
Shqiptarët kanë një histori të gjatë në kultivimin e argjinares, por konsumimi ishte i ulët deri të paktën në vitet 90.
Pikërisht në atë kohë, shqiptarët zbuluan vlerën e madhe të argjinares që kishte zënë vend në tryezat e fqinjëve tanë të përtejdetit.
Kjo shtyu fermerët të mbjellin gjithnjë e më shumë argjinare për eksport, por edhe për të plotësuar nevojat për konsum të brendshëm, që vinin në rritje.
Vitet e fundit, kultivuesit e argjinares janë të shpërndarë nga Divjaka në Tërbuf, nga Lushnja në Fier e Berat.
Fushat e Myzeqesë tashmë janë kthyer në burimin kryesor të këtij produkti në vend.
Argjinarja përbën një minierë ari, jo vetëm për konsumatorët që marrin përfitime të mëdha shëndetësore (sidomos për diabetin dhe mëlçinë), por edhe për fermerët që mund të fitojnë më shumë.
CFARË ËSHTË ARGJINARJA
Emri i argjinares është një histori më vete, pasi variantet shkojnë nga angjinare tek argjinare dhe madje e gjen edhe me emrin e italianizuar ‘artiçok’.
Ne shqiptarët e quajmë argjinare ose karçof.
Në gjuhën latine emrin e ka cynara scolymus, në frëngjisht thirret artichaut, amerikanët artichoke, spanjollët alkaçofa, ndërsa arabët e quajnë al-harsufa.
Pavarësisht emrit se si thërritet, të gjithë e përdorin argjinaren si ushqim të shëndetshëm.
Madje, argjinarja është lë dietën ushqimore të njerëzve më të pushtetshëm në botë.
Nuk ka nutricionist apo dietolog që mos ta rekomandojë argjinaren, pasi ka veti shumë të larta parandaluese dhe trajtuese të sëmundjeve.
Pjesa e ngrënshme e argjinares ndodhet tek pjesa e kurorës së luleve para çeljes.
Koha e kultivimit të argjinares është thelbësore, sepse pasi lulet kanë çelur, argjinarja forcohet dhe është e pamundur të konsumohet.
Një nga pjesët më të shijshme është pjesa e zemrës se argjinares nga ku çelin të gjithë sythat e kurorës së saj.
Në fakt kjo pjesë konsiderohet shumë e çmuar dhe shpesh kushton më shtrenjtë.
Disa mund ta konsiderojnë argjinaren si perime, por zyrtarisht është një lloj gjembi i pazakontë.
Argjinarja konsumohet kryesisht, për shkak të vlerave të mëdha të fuqizimit të sistemit imunitar, uljes së kolesterolit dhe mbrojtjes nga një sërë sëmundjesh si diabeti, arteriosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës.
Argjinarja ka fituar famë edhe për aftësitë e saj në detoksifikimin e trupit, përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, tretjes, shëndetit të zorrëve, por edhe shërimin nga diarrea, konstipacioni dhe sëmundjet e zorrëve.
Kërcelli i famshëm ul tensionin e gjakut, të ndihmon me dhimbjen e kokës nga pirja e alkoolit dhe stimulon urinimin.
Rezultate imazhesh për women eat artichoke
ILAÇI NGA TOKA PËR DIABETIN, 4 KURA NË SHTËPI
Argjinarja është shumë e rekomanduar nga nutricionistët klinikë, që në bashkëpunimin me diabetologët, e rekomandojnë si ushqim për të gjithë pacientët që kanë probleme me luhatjet e shpeshta të sheqerit në gjak.
Kjo, sepse argjinarja ka veti tretëse dhe diuretike, ndërsa rirgjeneron mëlçinë, tëmthin dhe pankreasin.
Përbërësi që ka edhe vetitë kyesore ushqyese është inulina, një fibër prebiotike e tretshme, që përbën deri në 60% të peshës së thatë dhe që i jep argjinares atë shijen karakteristike.
Kështu, argjinarja indikohet si burim fibrash, në veçanti për dietat diabetike, ku është i nevojshëm një kontroll rigoroz dhe konstant i niveleve të glicemisë dhe kolesterolit në gjak.
Argjinarja është e pasur me flavonoidë, më kryesoret janë apigenina dhe luteina.
Këta dy përbërës pengojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe luftojnë tumorin e pankreasit, duke e stimuluar këtë organ për prodhimin e insulinës.
Për diabetikët, rekomandohen këto katër lloj formash për të përfituar nga argjinarja, sidomos tek ata pacientë që kanë luhatje të shpeshta në gjak.
E PARA: Duke e zier paksa (mirë do të ishte në avull) dhe duke e ngrënë thjesht si sallatë, të spërkatur vaj ulliri, me pak limon, uthull molle, apo diçka tjetër shoqëruese që ju pëlqen.
E DYTA: Duke zier argjinaren dhe pasi të ftohet lëngu, mund ta pini gjysëm ore, para se të hani ushqimin.
Nuk ka problem edhe nëse e pini pas ushqimit, por më mirë do të ishte para.
E TRETA: Duke e shtrydhur argjinaren si lëng, së bashku me marulen, spinaqin, karotën, lakër, apo lakërishte të tjera. Mund të pini dy gota në ditë.
E KATËRTA: Duke e futur argjinaren në një enë me ujë të ftohtë, së bashku me pjesën e bardhë të prasit dhe një grusht bamje (të pastruara nga papastëritë).
Lërini gjithë natën që të rrinë së bashku dhe të nesërmen, kullojeni lëngun e përdtuar dhe niseni ditën esëll me një gotë të tillë.
Metoda e katërt është e rekomanduar për rastet e komplikuara të diabetit, sidomos kur glicemia është shumë e lartë apo ka luhatje të shpeshta.
Gjithsesi, mos e ndani argjinarem si sallatë nga tavolina e përditshme…
Si t’i përgatisni
Para se të gatuani argjinaren, duhet ta lani mirë dhe të prisni gjëmbat e vegjël në fund të çdo gjetheje.
Prijini trupin nga koka në rreth 2 cm të 4 karçofëve.
Hiqni gjethet e forta të jashtme, prijini majat e mprehta dhe fërkojini me limon cepat, që të mos marrin ngjyrë të errët.
Rezultate imazhesh për cook artichoke
Si ta zieni
Mënyra më e thjeshtë për ta shijuar është zierja me avull.
Vendosini në koshin e zierjes me avull në një enë të madhe me rreth 3 cm ujë në fund.
Mbulojeni dhe lërini të ziejnë derisa të shpohen lehtë me thikë dhe që gjethet të ndahen lehtë, përreth 30 minuta.
Si ta gatuani
Karçofi vepron si një “ndryshues” për shije, kështu që eksperimentoni kur t’a përfshini në darkën tuaj.
Shumë receta kërkojnë për karçof të paketuar, por nëse jeni duke përdorur versionin “e freskët”, rreth 8 të tillë japin 236 gr zemër karçofi.
Ziejini të gjithë bashkë, hani gjethet dhe zemrën lëreni për vaktin e ardhshëm.
Si ta hani
Hiqini petalet, zhytini në gjalp limoni, vaj ulliri, nëse dëshironi dhe tërhiqini me dhëmbë që të hani tulin.
Sapo të merrni zemrën, hiqeni pjesën e ashpër, pasi është e pangrëndshme.
Ndajeni pjesën e brendshme në copa të vogla dhe hajeni me salcë, ose me pika limoni sipër.
Argjinarja, legjenda e vajzës që refuzoi Zeusin
Mitologjia dhe krijimi i argjinares Bima “cynara” apo “cynara scolymus”, është një derivat i gjembacit të egër që gjendet edhe sot, por ndryshe nga gjembaci, atë e kultivoi njeriu, duke i dhënë pamjen që ka në ditët tona.
Njihet nga mitologjia historia e krijimit të kësaj bime.
Në kohën e antikitetit greko-romak, tregohej historia se si Zeusi (Jupiteri) ishte magjepsur pas një vajze të mrekullueshme dhe shumë të bukur, të quajtur Cynara, e cila kishte flokë bjonde në gri.
Por vajza nuk kishte pranuar të bënte dashuri me Zeusin, dhe për këtë shkak, hyjnia, e zemëruar, e kishte transmormuar atë në argjinare, pra me një kërcell të gjatë, me petale dhe një lule në majë.
9 sëmundje që mbani nën kontroll me argjinare
1.SHËNDETI I ZEMRËS
Argjinarja i bën mirë zemrës, ndaj duhet shtuar patjetër në dietën tuaj.
Disa përbërës në gjethet e argjinares kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.
2.DEFEKTET NË LINDJE
Sikur të mos mjaftonin përfitimet e mësipërme, argjinarja u vjen në ndihmë grave shtatzëna që të lindin fëmijë të shëndetshëm.
Niveli i lartë i acidit folik që gjendet tek argjinarja mund të parandalojë defektet e tubit neural tek të sapolindurit.
3.TENSIONI I GJAKUT
Argjinarat janë një burim i pasur i potasiumit, mineralit të vecantë që ka një impakt pozitiv në disa organe të trupit.
Potasi ndihmon në neutralizimin e impaktit të natriumit të tepërt në trup që rrit tensionin e gjakut në trup.
Argjinara shërben si zgjerues i enëve të gjakut.
4.SHËNDETI I MËLÇISË
Argjinaret janë përdorur prej shekujsh si tonik për mëlcinë.
U deshën kohët moderne që studimet shkencore të konfirmonin ndikimin e madh që argjinaret kanë tek mëlcia.
Dy antioksidantë të argjinares, cinarina dhe silimarina përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mëlcisë, duke reduktuar prezencën e toksinave dhe larguar ato nga mëlcia dhe trupi.
5.FSHIKËZA E TËMTHIT
Eshtë gjithashtu në shënjestrën e vlerave të argjinares.
Kjo e fundit qetëson fshikëzën e inflamuar dhe ofron zgjidhje për bllokimin e organit duke e rikthyer në normalitet.
Argjinarja stimulon prodhimin e sekrecioneve dhe lëngjeve gastrike dhe ndihmon me tretjen.
6.ARGJINARJA PAS ALKOOLIT
Siç e përmendëm edhe më lart, argjinaret ofrojnë shpëtim për mëlcinë dhe arrijnë të zhbllokojnë çdo gjë në trup, dhe largojnë toksinat nga gjaku.
Si rrjedhojë argjinarja është kura ideale për dhimbjet e kokës pas pirjes së alkoolit.
Ka disa njerëz që përtypin disa gjethe të argjinares pasi kanë kaluar një natë intensive në praninë e alkolit.
7.SHËNDETI I KOCKAVE
Argjinarja është një nga ushqimet më të mira që mund të gjeni në market.
Nëpërmjet saj mund të merrni vitamina dhe minerale si magnesi, fosfor dhe mangani.
Këto minerale janë të cmuara për shëndetin e kockave dhe për të luftuar sëmundje si osteoporoza.
8.SHËNDETI I TRURIT:
Argjinaret janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.
Duke qenë se ato zgjerojnë enët e gjakut, niveli i oksigjenit që arrin në tru është më i lartë e si rrjedhojë përmirësin aftësitë e tij.
Një tjetër kuriozitet është që fosfori që gjendet tek argjinarja gjendet edhe tek qelizat e trurit.
9. DIABETI
(Shkruam më lart gjerësisht)
Imazh i ngjashëm
Argjinarja, bima anti-oksiduese me përbërësit antidiabet…
Në përbërjen e argjinares/karçofit gjejmë një tjetër antioksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit
Argjinarja është e pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol, por edhe me fibër, minerale dhe vitamina si C, B-6, B-12, A, E, D, thiaminë, riboflavinë, niacin dhe folat.
Për më tepër në të gjenden edhe minerale të çmuara si kalciumi, hekuri, zinku, kalium mangan, fosfor dhe zink.
Pra, janë thuajse që të gjithë përbërësit që i duhen një diabetiku për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak.
Por, le të shohim disa përbërës kryesorë, që ajo i ka me shumicë dhe që, përveç diabetit, arrijnë të trajtojnë edhe sëmundje të tjera…
ANTI-OKSIDUESE
Argjinarja është anti-oksiduese e fuqishme që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit.
Tek argjinarja ka shumë përbërës fenolik, si dhe anticianikë.
Po kështu, në përbërjen e argjinares gjejmë një tjetër antioksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.
Inulina është një glucid prebiotik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë.
Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve.
Ajo kontrollon gliceminë dhe lipidet e gjakut.
Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar kështu diabetin e tipit 2.
BAKRI, MAGNEZIUMI DHE HEKURI
Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve);
Magneziumi, që është në përbërje të argjinares nashërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike.
Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar.
Ai luan një rolnë metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.
Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit.
Ai është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve.
VITAMINA B9 (folate)
Që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe.
Ajo luanrol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në çikatrizimin e plagëve.
VITAMINA K
Është e nevojshme për sintezën e proteinave që bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave.
Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut, si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës.
FOSFORI
Është minerali i dytë me bollëk që gjendet në këtë zarzavat, pas atij të kalciumit.
Ai na shërben për formimin e kockave, dhëmbëve, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut.
Ai është një nga përbërësit e membranave të qelizave.
KALIUMI
Argjinarja është një burim i madh i kaliumit.
Në organizëm, kaliumi shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit të acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen.
Ai ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve nervore.
ZINKU
Merr pjesë në reaksionet imunitare në fabrikimin e materialit gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe zhvillimin e fetusit në bark të nënës.
Gjithashtu, në argjinare ka një sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.
PARANDALON RADIKALET E LIRA
Argjinarja ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera.
Nga 1.000 bimë të ndryshme që konsumohen nga njeriu, ajo renditet në vendin e shtatë sa i përket nivelit të lartë të antioksidantëve.
Këto të fundit janë një nga elementët më të nevojshëm në të gjithë linjën e mbrojtjes së sistemit imunitar ndaj radikaleve të lira, të cilat janë në gjëndje të shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme, përfshirë tumoret dhe sëmundjet e zemrës.
Sa pak kalori dhe yndyrë…
Karçofi ka pak kalori dhe yndyrë; në çdo 100 g ndodhen 47 kalori.
Ai është një burim i pasur fibrash dietike dhe antioksidantësh.
Fibrat dietike ndihmojnë në frenimin e problemeve me zorrët dhe ulin nivelet e kolesterolit të keq, si dhe parandalojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve.
Karçofi përmban cinarinë. Sipas studimeve shkencore kjo substancë redukton yndyrnat në gjak.
Karçofi i freskët është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe acidi folik.
Ai gjithashtu përmban një numër të konsiderueshëm anti-oksidantësh; vitaminë C.
Konsumi i rregullt i vitaminës C ndihmon trupin t’i rezistojë më mirë infeksioneve, si dhe vret radikalet e lira që shkaktojnë kancer.
Karçofi mund të konsumohet së bashku me perimet e tjera, mishin, bathët apo me frutat e detit.