Një nënë e tre fëmijëve ka hapur një debat të madh në internet pasi i ndodhi në “incident” në një autobus të linjës urbane.
Gjatë diskutimit, i cili filloi në forumin e prindërimit, Mumsnet, gruaja shpjegoi se si një zonjë në të gjashtëdhjetat e saj kishte filluar të ankohej pasi nuk iu lirua vendi nga fëmijët e saj të vegjël.
Sipas gruas, e cila identifikohej nën emrin e përdoruesit “ëhatsthepointthen”, zonja e moshuar e tundte kokën me zemërim.
Kështu në përpjekje për të kuptuar nëse kishte vepruar mirë që nuk u tha fëmijëve të saj të çoheshin, ajo iu drejtua përdoruesve të forumit për mendimet e tyre lidhur me çështjen.
Postimi i saj mori një numër të madh komentesh. Disa mendonin se fëmijët e vegjël kanë të drejtën e tyre të rrinë ulur, ndërsa të tjerë mendonin se nuk i gjente gjë nëse ia kishin liruar vendin të moshuarës.
Shumë prej komentuesve pyesnin se sa vjeç ishin fëmijët, ndërsa të tjerë sygjeronin që fëmijët mund t’i mbante fare mirë në prehër.
Gruaja më pas sqaroi që ajo ishte e shqetësuar, pasi djali i saj ishte rrëzuar një herë në autobus dhe kishte vrarë kokë. Kjo ishte arsyeja që nuk e këshilloi të birin që t’i lironte vendin zonjës së moshuar.