Në një përgjigje mbi komentet sot në një shkëmbim opinionesh në Këshillin e Ambasadorëve, Arta Dade shkruan se Rama dhe grupimi i tij i Rilindjes solli në PS vese e praktika të cilat kjo parti nuk i ka patur të vetat:
“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit.
Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama” – shkruan Dade në përgjigje të një mesazhi të Shpëtim Çaushit.
Loading...