Dita e mrekullueshme e eksplorimit të zonës turistike të Karaburunit dhe Sazanit po bëhet realitet! Momenti suprizues erdhi. Sot kolektivet e dy shkollave do të njihen me njëri-tjetrin dhe do të eksplorojnë sëbashku në udhëtimin me anije këtë destinacion turistik aq shumë të këndshëm për të kaluar pushimet verore!
Qëndrimi i parë sot nga nxënësit eshkollës së Fierit sëbashku me mësuesit e tyre dhe drejtuesen e projektit ishte tek qëndra e Vizitorëve Radhimë, ku u dhanë instruksionet e udhëtimit dhe u tregua intenerari që do të ndiqej me anije.
Edhe pak dhe nisja me anije do të jetë gati!
Sot kemi ardhur per te shijuar keto mrekulli natyror.Anija do të fillojë udhëtimin e saj, unë urojë që të marrim kënaqsinë që të dhuron kjo ditë eksplorimi në cdo grimcë lumturie dhe kënaqsie të kësaj vizite që na ofron projekti “Radhima destinacion turistik për tu eksploruar”
Endrat janë të bukura, por më I bukur është realiteti që na I kthen sekuencat e jetës një ëndërr të bukur e cila na largon nga rutina e të përditëshmes! Ne jemi këtu për të shtegëtuar në natyrën e mrekullueshme shqiptare! Vizitojeni! Këto perla natyrore janë resurse me bukuri të pashtershme!
Falenderojmë specialistin e zonës së mbrojtur që do të shoqërojë në udhëtim nxnësist e shkollave tona dhe do të shuaj kureshtjen e tyre me shpjegimet specifike për këtë zonë!
Udhëtimi vazhdon dhe ujërat e kaltra të detit na qetësojnë shpirtin ndërsa emocionet dhe muzika popullore na ngre adrenalinën dhe ne shijojmë këtë udhëtim të mrekullueshëm!
Jemi të fokusuar aty ku zëri I brendshëm I shpirtit në pushimet verore pushton ekzistencën tonë.Sot jemi në det, jemi në misurin e kënaqësisë së pushimeve! Mos nguroni shqiptar t’i vizitoni këto destinacione! Ejani dhe ndjejeni këtë ndjesi të mrekullueshme që ndjejmë kur era na përplaset në fytyrë dhe ne vazhdojmë këngët dhe valet tona duke u shkrirë njësh me natyrën!
Emocionet kanë mbërthyer të madh dhe të vogël! Sodisim detin ,peizxhin kaltërsinë dhe shkrirjen harmonike të tyre ! Jemi me fat që kemi këto bukuri natyrore në vendin tonë , jemi me fat që ne shkelim në destinacione të tilla aq të dëshiruara nga çdo turist!
Jemi me fat që jemi ne promovuesit e këtyre mrekullive natyrore!Thjeshtë shijoni dhe këto emocione I përcillni tek gjithë bashkmoshatarët , prindërit , familjarët, shokët dhe shoqet! Njeriu ka shpikur përrallën por natyra ka vende përrallore , ne sot kemi fatin të shtegëtojmë në këto destinacione fantastike.
Nxënësit mjaftojnë të motivohen ata e duan natyrën dhe qasjen ndaj saj e shprehin në forma të ndryshme! Kjo kohë që diskutuam sëbashku për natyrën na bëri edhemë tepër krenar për këto bukuri natyrore që vendi yn ka.
Në këto vise natyra promovon vetveten, ndërsa ne tek nxënësit tanë promovojmë kujdesin ndaj këtij mjedisi të mrekullushëm ,t’I themi ndal ndotjes dhe të vijojmë pastaj me detajet mbi faunën detare e tokësore të këtyre zonave!
Ata me pasion prezantojnë punët e tyre dhe flasin me rreziqet që I kanosen kësaj natyre të mrekullueshme nga ndotjet!
.
Një mrekulli e vërtetë është shpella e Axhi Alisë. Kjo shpellë ka qenë një pikë strategjike në mbrojtje të këtyre territoreve nga sulmet e anijeve Veneciane. Axhi Alia arriti të pasurohej së tepërmi ndaj sulmit të këtyre anijeve dhe i ka ardhur në ndihmë zonës, madje profesori nga Fieri Mariglen Musaj me detyrën Oficer shumë vjetë më parë shtoi se pas vdekjes së Axhi Alisë gjithë marinarët që kalonin përpara shpellës së tij do të hidhnin një bukë dhe një shishe uji për nder të tij që mbajti me bukë për kaq vite popullin e zonës dhe anijet që udhëtonin në zonën afër kësaj shpelle.
Nxënësit në anije filluan vizatimet nëpër bluza të cilat I përfunduan në karaburun dhe I paraqitën gjatë orës së diskutimit mbi këto bukuri natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit
Specialist i Zonave të mbrojtura u foli për rëndësinë që ka fauna e këtyre zonave.Nxënësit mësuan për disa specie në zhdukje sic janë foka murgeshë me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, delfini apo lakuriqi i natës
Momente dhe sekuenca nga udhëtimi turistik