Amerikani padit restorantin pasi piu raki,mendoi se ishte helm

Një person nga provinca Rockland pretendon se atij gabimisht i ishte shërbyer një pije me përqindje të lartë të alk.oolit, në një restorant të Bronxit.

Murray Bauer, u ul me gruan e tij në restorantin The Pine, kur ai mori një shishe qelqi, që kishte një lëng që ishte i pastër e dukej si ujë, ndërsa thoshte se shishja duke që nuk i përkiste ujit, raporton New York post.

Por në vend se ta shijojë gotën me ujë, Bauer pretendon se “ai përjetoi ankth” duke e ndjerë se diçka i digjej nga brenda dhe filloi ta kapte paniku.

Aty e kuptoi që nuk i ishte shërbyer ujë por një lloj pije tjetër, që sipas tij ishte pije he.lmuese.

Ai vrapoi për në banjë të restorantit, dhe doli kur u ndje pak më mirë, deklaroi ai në Gjykatën Supreme të Bronxit.

Kur ai u kthye në tavolinë, stafi i tha se ai ka pirë Raki, e që mund të përmbajë më shumë se 90% alk.ool.

Bauer e ka paditur restorantin, duke thënë se i ka shkaktuar dëme në shëndet. Restoranti nuk pranoi të përgjigjet.

Loading...