Rama: “Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”

Kryeminisitri i vendit Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka reaguar përmes një statusi në Twitter për zhvillimet politike me interes për vendin.

Ai nuk ka reaguar për deklaratat e Presidentit Meta, që i ka ofruar zgjidhjen e “krizës politike dhe shtetit të së drejtës”, siç e quajti dje Presidenti, por për vendimin e Komisionit Europian që refuzoi kërkesën e Holandës, që kërkonte kthimin e vizave për Shqipërinë.

Rama thotë se qameti nuk ndodhi dhe se vizat nuk mund të rikthehen kur Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriterSTATUSI I RAMES
Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter

Loading...