Marrëveshje historike – Shqipëria dhe Kosova me ambasada dhe konsullata të përbashkëta nëpër botë

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka shprehur gëzimin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e misioneve të përbashkëta diplomatike.

Në një shënim në Fb, pas nënshkrimit në Tiranë me Zv.ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, Pacolli shkruan:

“Jashtëzakonisht i lumtur që sot në Tiranë ne kemi nënshkruar marrëveshjen historike për bashkëpunim strategjik mes Ministrive të Punëve të Jashtme që do të bashkojnë dhe afrojë pas 11 vjet pavarësie bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne synojme të zhvillojmë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme.

Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare.

Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb.

I jam mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj qe se bashku kemi marrë këtë hap të madh.
Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar.”

Loading...