Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar në studion e Neës24 planin e demokratëve,
Lidhur me këtë, Alibeaj ka theksuar se kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.
“Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki.
Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti.