U denoncua nga gruaja për dhunë, prangoset sarandjoti 37 vjecar.

Komisariati i Policisë Sarandë ka njoftuar se se eshte arrestuar në flagrancë një shtetas 37 vjec, banues në Gjashtë.Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij e ka kallëzuar ne polici me pretendimin se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër.

Njoftimi i Policise Sarande:

Më datë 17.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 37, banues në Gjashtë, pasi bashkëshortja, shtetasja M.B, vjeç 35, ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 130/a i Kodit Penal.

Loading...