Kjo është 30-vjeçarja që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë – E dehur, 5-fish mbi normën e lejuar (foto)

Teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate, Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, në Piacenza të Italisë.

Sipas raportimeve shoferja që shkaktoi këtë tragjedi është 30-vjeçarja, Irena Vetere.

Nga rezultatet e raporteve hetimore mësohet se italiania ishte e dehur, 5-fish mbi normën e lejuar.

Gruaja, e cila ndodhet në spital do të arrestohet, nën akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.

Loading...