Basketboll për femra – Kombëtarja humbet ndaj Hungarisë

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra është mundur me një rezultat të thellë përballë Hungarisë me rezultatin final 139-27, mbi 100 pikë diferencë.

Në ndeshjen e vlefshme për “Women Eurobasket 2019”, sfidë e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” pranë “Tirana Olimpik Park” dhe e vlefshme për Grupin C eliminator, vajzat e kombëtares shqiptare regjistruan humbjen e pestë në po aq takime. Kombëtarja ka edhe një ndeshje të fundit në këtë turne Europian, atë të 21 nëntorit në Lituani ndaj kombëtares vendase.

Shqipëria: E.Bujari, Hasanaj, Sinani, Toska, Verri, Aliaj (6), G.Bujari (9), Gjoni, Lalaj (8), Palko, Xhanaj (4), Zykaj. Trajner: Viron Toska

Shqipëri – Hungari, 27-139 (11-28, 8-31, 2-41, 6-39)

Ndeshjet e Shqipërisë në Grupin C
Shqipëri – Rusi, 37-122
Hungari – Shqipëri, 137-48
Shqipëri – Lituani, 61-119
Rusi – Shqipëri, 148-35
Shqipëri – Hungari, 27-139

21 nëntor, Lituani – Shqipëri, ora 17:30

/atsh

Loading...