Nè kètè vapè, çdo njeri ka tè drejtè tè çmendet!
Në këtë vapë të paparë,
plot çudira mund të themi,
tash je Salvador Alende,
pastaj-hop-Avni Rustemi!
Dihet që nga lashtësia,
kokërr gruri mendja jon’,
po këta dy individë,
s’mund të jenë tek një person!
Salvadori vrau veten,
që i gjallë në dorë mos binte,
në lamtumirën e fundit,
amanet lirinë do linte!
Ndryshe me Avni Rustemin,
këtë gjë e di dhe Basha,
Avniu ja numëroi,
tradhtarit Esat Pasha!
Pastaj vijmë tek Mic Sokolit,
që kish syrin me shtatë çika,
shumë para Selam Musait,
e kapi topin nga gryka!
Për herë të parë s’e besova,
ndaj dhe e dëgjova prapë,
po kushdo mund të çmendet,
në këtë të madhe vapë!
Pyet ti e pyes unë,
pse kaq i egër qe Meta,
se ne populli i thjeshtë,
nuk i dimë shumë të vërteta!
Kur dëgjova Presidentin,
thashë me vete:”Tani plasi!.”,
po Avni Rustemi i ri,
nuk e dimë se kë do vrasi!?
Në këtë vapë Korriku,
s’e dimë kë do puthi halla,
do ta hajë plumbin Edvini,
apo do ta hajë Balla!
Bën vaki asgjë s’do ndodhi,
Meta s’dihet si është gjendur,
në këtë vapë të marrosur,
gjithkush ka të drejtë për t’u çmendur!
Të çmendet si të dojë,
e ka të drejtën gjithkush,
të ndihet dhe Muji i Zanës,
dhe jo vetëm Vojo Kush!
Urrejtje dhe dashuri,
kështu shkuan këto fate,
po tani në Shqipëri,
mund të ketë dhe atentate!
A.DUKA