Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vijimin e aksionit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.
Berisha theksoi se “Zgjedhjet e 30 Qershori janë të dënuara me vdekje” dhe cilido institucion që do t’i njohë ato do të mbulohet nga turpi.
Në një deklaratë për mediat dhënë sot nga selia e PD, i pyetur nga gazetarët për procesin e 30 qershorit, krizën politike dhe vijimin e aksionit opozitar.
Berisha tha: “Dua të përshëndes vendimin e lidershipit opozitar për të vazhduar kryengritjen dhe shporrjen e monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ramës dhe regjimit të tij të kakistokracisë.
Kjo është një betejë që merr në rrafsh një karakter të shenjtë ën kuptimin që vlerat e opozitës, të groposura në 30 qershor, do të vendosen një minutë e më parë.
Kjo ishte edhe një thirrje e ime e mbarë qytetarëve shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë vendimtare të plotë.
Po për mospërfshirjen e opozitës në zgjedhje?
Ajo ishte një nga aktet më mençurore të PD që nuk u bë pjesë e farsës së shëmtuar të narkoshtetit, ku baronët e drogës në pushtet vendosin për fatin e qytetarëve.
Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer, besnike e vlerave dhe asnjë sekondë, fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës.
Po siur ato të njihen nga institucionet?
Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje! Janë të dënuara me vdekje! Nuk ishin zgjedhje. Është një farsë. Ciido të kujtojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ato vendime hedhin poshtë me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste pa alternativa.
Cilido që i mbështet që mund të thotë atë që thoni ju do të mbulohet me turp, populli shqiptar është i lirë. Populli po mbron ato vlera që janë sanksionuar në demokracitë më të hershme.