Sali Berisha: “Opozita bëri një tërheqje, por ishte shumë mirë.Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale”

Sali Berisha e pranoi se opozita u tërhoq nga qëndrimi për të bllokuar me të gjitha mjetet, siç shprehej kryetari Lulzim Basha, votimet e 30 qershorit dhe ky, sipas tij, ishte një vendim shumë i mirë.

Ish-kryeministri vlerësoi përpjekjet e opozitës për të demaskuar farsën elektorale, por theksoi se PD dhe LSI nuk mund të shtynin më shumë se aq.

“Atë e bëri shumë mirë (tërheqjen). Opozita bëri një tërheqje, por ishte shumë mirë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale. Më tutje nuk mund të shtynte. Liria ime përfundon aty ku fillon liria e tjetrit”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me vazhdimin e aksionit opozitar, Berisha tha: “Kryengritja popullore në 51 format e mos-bindjes civile.”

Loading...