Erion Isai largohet nga “B.E Caffe”

Zgjedhjet vendore të këtij viti ndryshuan rrjedhën e emisionit ‘B.E Caffe’ në televizionin Klan. Prej shtatorit të vitit të kaluar, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku sollën një format të ri emisioni, ku nuk munguan të qeshurat e duartrokitjet pa masë.

Ky emision rezultoi të ishte një sukses për të tre aktorët, por gjërat ndryshuan me zgjedhjet e 30 qershorit.

Erion Isai është shpallur fitues i Bashkisë së Kolonjës nga numërimi i votave në të gjithë KZAZ-në, duke e bërë kështu kryebashkiak të kësaj njësie administrative.

Çfarë pritet të ndodhë me ‘B.E Caffe-në’?

Burime pranë Indeksonline kanë treguar se Erion Isai ka përfunduar në rrugë zyrtare largimin nga televizioni ‘Klan’, për t’ju dedikuar punës si kryebashkiak.

Për ‘BE Caffe’-në, Erioni ka xhiruar në avancë edhe puntatat e best off-eve, por marrëdhënia zyrtare me televizionin ka përfunduar.

Sikundër e ka publike edhe më herët, aktori së bashku me familjen do të zhvendosen në Kolonjë.

Loading...