Bindja Demokratike do të ankimojë në KQZ, 30 qershorin.
Vendimin e ka njoftuar drejtuesi i saj Astrit Patozi, i cili fajëson Partinë Socialiste se i ka marrë në tavolinë rezultatin Bindjes në një të tretën e territorit.
“Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve”, shprehet Patozi.
“Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës”, argumenton Patozi.