“Sot në Xarë e në Mursi ka rreth 800 ha mandarina, me mbi 25 mijë ton mandarina të prodhuara çdo vit që po e faktorizojnë Shqipërinë si vend eksportues”.
Kështu deklaroi sot, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë festës së mandarinës në Konispol.
Festa, sipas tij, “është një promovim fantastik për këtë zonë të mrekullueshme”.
“Dhimo Kote është një emër i njohur jo për shkak të pozicionit të zvendësministrit. Ai ndërtoi i pari modelin e bujqësisë së orientuar nga tregu, jo nga tradita”, – u shpreh ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.
Peleshi i shprehu mirënjohjen zv.ministrit Dhimo, që “pranoi ftesën e Kryeministrit për të punuar përkrah nesh për ta çuar këtë model suksesi në gjithë vendin”./atsh