Përbërësit:
1 filxhan çaji me bizele
125 gr. karota
125 gr. fasule
1 kokërr e madhe patate
3 gota me majonezë
Një lugë e vogël me kripë
Një lugë e vogël piper
Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
Tre speca të kuq turshi
Një lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Zihen të parat fasulet. Më pas presin në kubikë karotat dhe pataten, dhe bashkë me bizelet i hedhim në një enë për zierje.
Kur të jenë gati, hiqen të ftohen. Më pas bashkohen të gjitha perimet e ziera dhe u hidhet vaji i ullirit.
Priten në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare.
Hidhet kripa dhe piperi dhe përzihen mirl.
Në fund shtohet majoneza, përzihen të gjithë përbërësit bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme. Sallata është gati.