SHBA – Tërmet i fortë, 6.4 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 150 kilometra në veri të Los Angelos.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA, tërmeti ka qenë 6.4 ballë.

Lëkundjet sizmike zgjatën për disa sekonda.

Pas këtij tërmeti, u regjistruan edhe katër tërmete të tjerë me magnitudë 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2.

Nga tërmeti i fortë janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale, por nuk ka raportime për persona të lënduar.

Loading...