Basha: “Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës”

Kryetari I PD ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku bën me dije se 85 për qind e shqiptarëve që refuzuan të votojnë më 30 qershor, janë kundër kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi I Bashës:

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës.

85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin.

85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit.

85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk

Loading...