Kryetari i KQZ kërcënohet me jetë,merret në mbrojtje

Kërcënohet me jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij.

Pas mbledhjes ku anëtarët e KQZ-së u përplasën dje ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, rreth 30 minuta pas mbledhjes ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.

Burime mediatike bëjnë të ditur se “kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Mësohet se drejtuesit e lartë të Gardës dhe Policisë kanë shkuar sot në Institucionin Qendror të Zgjedhjeve, ku aktualisht mbahet në ruajtje kreu i KQZ-së.

Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste.

Ndërkohë në njoftimin e fundit që vjen nga KQZ gazetarët thonë se kaë shkuar tek zyrat e Zgurit dhe kanë vënë re një prezencë të shtuar të rojeve të sigurisë që kanë marrë në mbrojtje kreun e KQZ.

Loading...