Amerikani Davidson me xhubletën tradicionale shqiptare

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në rubrikën “Kthim në histori” sjellë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në vitin e largët 1920 dhe një herazi vlerat tradicionale të kostumografisë shqiptare veshur nga amerikani,  Davidson.

Në faqen e ambasada e SHBA-së në Tiranë, thuhet:  “Kthim në Histori, 22 shtator, 1920 – Një amerikan në Shqipëri pothuajse 100 vjet më parë! M. Davidson drejtonte punën bamirëse të Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan, Shqipëri”.

“Këtu ai është fotografuar me veshjen tradicionale të malësorëve shqiptarë. Xhubleta e rëndë prej materiali të leshtë shërbente si shtresë mbrojtëse kundër të ftohtit të madh dhe shirave të rrëmbyeshëm në malësi”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada sqaron se foto është marrë nga Biblioteka e Kongresit, që është ruajtur si vlerë kombëtare dhe si vlerë e bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëri-SHBA. /atsh

Loading...