Moti i keq është shoqëruar me jo pak dëme pasditen e sotme në zonat malore të Klosit.
Rrufe të shumta kanë pasuar shtrëngatat e shiut në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit,duke shkaktuar kështu një masakër blektorale.
Shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtie e cila ndodhej në mal në kullotë, duke lënë pasojë 28 krerë Dhi, të ngordhura në vend.
Për fat të mirë çobani i tyre shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.
Loading...