Salianji argumentoi se një gjuhë e tillë është nxitur edhe nga vetë kryeministri Rama për të cilin tha se gjatë gjithë fushatës, ka bërë deklarata duke përdorur një gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse.
“Një gjuhë e tillë është e frymëzuar edhe nga Rama i cili përgjatë gjithë fushatës ka përdorur një gjuhë përjashtuese, përçarëse dhe urrejtjeje”.
Pse nuk e tërhiqni kryetarin e KQZ duke qenë se qëndrimi I tij nuk ka asnjë vlerë për ju?
Salianji: Nuk është saktësisht kështu, nuk është në tagrin tonë që të tërheqim përfaqësues që për shkak të ligjit që të tërheqim dikë që supozohet i pavarur dhe mbi të gjitha është një votë që ka peshën e njëjtë me anëtarët e tjerë të KQZ-së.
Protesta e 8 Korrikut, çfarë prisni nga ajo?
Salianji: Është një situatë ku ne presim masivitet dhe përkrahje dhe ku ne do të falenderojmë qytetarët për sakrificën dhe mbështetjen kudër Edi Ramës dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit. Rama e ktheu këtë datë në një referendum, dhe ai e ka humbur rëndshëm, e vetmja alternativë e tij ishte pjesmarrja. Nëse do të merrnin pjesë 35% të shqiptarëve atëherë do të kishte të drejtë. Por ai në rastin konkret duhej që së paku të jepte dorëheqejen, por ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Ne e denim që në fillim se beteja nuk ishte e lehtë por ne do të vijojmë deri në fundin e saj.
A ka një skenar për zhvillimin e protestës së 10 kombëtare?
Salianji: Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit. Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.
Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit?
Salianji: Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe dhe ne po shkojmë në çdo qytet dhe po bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 Korrik.
Ju thoni se nuk i njihni zgjedhjet, si do ta konkretizoni këtë qëndrim?
Salianji: Ne themi se këto nuk ishin zgjedhje. Në këtë kuptim këto nuk mund të jenë një imponim ndaj qytetarëve oër ti zhvatur edhe 4 vjet. Së dyti, ligjërisht këto zgjedhje janë të pavlefshme dhe nul, dhe me të drejtë janë cilësuar kështu edhe nga OSBE/ODHIR ku u konstatua mbushja e kutive të votimit dhe manipulimi i pjesmarrjes. Ka një datë të re nga presidenti dhe të shohim çfarë do të ndodhi. Ne do të vazhdojmë edhe ligjërisht ta godasim por edhe të presim zgjedhjet e lira.
Çfarë vendimi është diskutuar se do të merret për lirimin e zyrave nga ana e krybashkiakëve të djthatë?
Salianji: Kryetarët e bashkive të zgjedhur nga qytetarët dhe ligjërisht nuk besoj se do të braktisin detyrën për të ua dhënë kryetarëve socialistë të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Nuk është se ka një vendimmarrje të PD-së se përderisa ligjërisht nuk ka zgjedhje edhe logjikisht ne nuk kemi pse marrim një akt për një vendim se është çmendur dikush përballë.
A do të shkoni në Gjykatën Kushtetuese dhe a do të pranohet vendimi i saj nga ju?
Salianji: Ligjshmëria e zgjedhjeve mund të kalojë në Gjykatën Kushtetuese nëse jemi në gjendjen e sotme, sepse sot ende nuk ka asnjë pasojë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Nëse arrin të krijohet në Korrik, pavarësisht se nuk ka asnjë përpjekje për ta ndërtuar para se të sjellë pasojat, patjetër që po. Ai është detyrues. Nëse vendimi i GJK jepet pasi kanë ardhur pasojat, nuk ka asnjë vlerë.
Si e komentoni numrin e lartë të votave të pavlefshme?
Salianji: Votat e pavlefshme janë një kundërshtim ndaj Ramës, janë gjysma e administratës që kanë shkuar me kërcënime dhe e kanë refuzuar. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e kanë refuzuar totalisht pasi nuk kanë shkuar në votime. Pavarësisht banditëve që kishin vvendosur në qendrat e votimit, nuk iu bindën përfshirë edhe ata që kanë rrezikuar vendin e punës.
E mbështesni vendimin e Ilir Metës për 13 Tetorin?
Salianji: Ne nuk kërkojmë zgjedhje dhe pushtet, por zgjedhje të ndershme dhe shkëputjen e politikës nga krimi duke realizuar një reformë të thellë zgedhore përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit nga populli. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës është një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe ndëshkimin e personave që kanë kryer krime zgjedhore duke marrë parasysh edhe audio-përgjimet e publikuara së fundmi.
Edhe sikur dekreti të ishte anti-kushtetues, nuk përbën kritere për t’u shkarkuar, kjo bëhet vetëm në raste specifike të parashikuara në Kushtetutë. Kjë është një sjellje dëshpërimi e kryeministrit. Është vetëm Edi Rama në administratë, në KQZ, në pushtetin lokal etj. I vetmi institucion që nuk e ka në dorë kërkon ta anatemojë. Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që ndërmerret hetim penal për fyerje ndaj tij. Kjo është një idiotësi e kotë që nuk do të ketë nevojë për t’u mbrojtur nga ne sepse është një stuhi në gotë.
Si mendoni se do të jetë qëndrimi i ndërkombëtarëve në vijim?
Salianji: Ka shumë ndërkombëtarë që janë më të rëndësishëm se disa që flasin si ndërkombëtarë të mëdhenjë që janë shprehur kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërkohë nga ana tjetër, kemi edhe raportin e OSBE/ODHIR-it që e ka trajtuar gjithçka që ka ngritur opozita si të drejtë. Praktikisht, ky raport nuk i ka njohur zgjedhjet.