“Nuk është e vërtetë që djersa irriton lëkurën.
Është një mit që duhet të hidhet poshtë”, shpjegon Marcello Monti, dermatolog dhe profesor në Universitetin e Milanos.
Djersa është e përbërë nga 99% ujë dhe disa elektrolite.
Ky ujë vjen nga trupi ynë, nga ushqimi që konsumojmë dhe nga ajo që pimë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj veprimi negativ në lëkurën tonë.
Djersitja është një proces themelor për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit.
Edhe pse, megjithatë, djersa kontribuon për të mbajtur trupin të shëndetshëm, për shumë është një problem, sepse ajo është e lidhur, sidomos në raste të caktuara, me një erë të athët dhe të pakëndshme.
“Në të vërtetë, shpjegon profesor Monti, nuk është djersa ajo që mban erë, por flora bakteriale e pranishme në lëkurë, në veçanti në sqetull.
Kur djersa hyn në kontakt me florën bakteriale, kjo aktivizohet dhe lëshon substanca të squfurit, përgjegjëse për erën e pakëndshme.
Për të reduktuar erën e ardhur nga djersa, mund të depilohen ato pjesë të trupit që kanë qime.
Zakonisht era e pakëndshme vjen edhe nga qimet, sepse aty qëndrojnë dhe bakteret përgjegjëse për erën e keqe.
Për të reduktuar erën e djersës mund të përdoren substanca antidjersë me përbërje kripërat e aluminit.
Këto kripëra janë antibakterialë dhe nëse aplikohen për shembull në shpatull, përkohësisht mbyll gjëndrat e djersës duke e penguar atë dhe duke e reduktuar.