Duke folur për mediat Rama tha se shpreson që Këshilli të marrë një vendim pozitiv në tetor, për çeljen e negociatave me BE.
“Po, jam takuar, kemi biseduar.
Në fokus ka qenë domosdoshmëria e një vendimi pozitiv të Këshillit në tetor.
Është e qartë që vendimi i tetorit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë varet nga subjektiviteti teknik i shteteve anëtare dhe jo objektiviteti teknik i arritjeve tona.
Sidoqoftë, ne do vijojmë përpjekjet tona dhe deri në sekondën e fundit do të bëjmë çmos që, duke u bazuar tek një koalicion shtetesh, të mund të marrim një vendim pozitiv”,-është shprehur Rama.
Loading...