Në studion e emisionit “Kjo Javë” kryeatarja e LSI Monika Kryemadhi foli për herë të parë për operacionin e vështirë të kryer jashtë vendit.
Kryemadhi zbuloi se vuante nga kanceri në qafën e mitrës, ndërhyrje të cilën mjekët ia kërkuan të kryhej menjëherë.
Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamunduar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime.
E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe.
Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi.
Loading...