Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen nesër në Greqi, qytetarët do të zgjedhin deputetët e periudhës së pas krizës ekonomike dhe memorandumeve, që përfshiu vendin ballkanik.
Më poshtë vijojnë disa fakte rreth këtyre zgjedhjeve:
Rreth 10 milionë votues të regjistruar do të votojnë në 21 478 qendra votimi në 59 zona zgjedhore.
Në zgjedhje do të marrin pjesë 20 parti politike, të cilat sipas sistemit zgjedhor në vend për kalimin e pragut zgjedhor prej tre për qind do të garojnë për 300 vende në parlament.
Partia që del e para në zgjedhje sipas sistemit zgjedhor me qëllim për të lehtësuar formimin e qeverisë do të fitojë të drejtën e 50 deputetëve më shumë.
Zgjedhjet, pas shumë kohësh, zhvillohen për herë të parë në stinën e verës.
Në zgjedhjet që, që prej vitit 1928, zhvillohen për herë të parë në muajt e verës, parashikohet që temperaturat të dielën të jenë mbi 35 gradë Celsius, çka rrit edhe shqetësimet për një pjesëmarrje të ulët.
Sipas sondazheve të fundit, gara e zgjedhjeve do të zhvillohet mes të majtës SYRIZA e udhëhequr nga Cipras dhe kundërshtari i qendrës së djathtë në opozitën kryesore Demokracia e Re (ND), Qiriakos Micotaqis.
Pritet që partia e aleancës ”Lëvizja për Ndryshim” (KINAL), që përbën shtyllën e PASOK-ut, Partia Komuniste Greke (KKE) dhe partia e djathtë “Agimi i Artë”, që humbën në zgjedhjet për në PE, pritet që pas këtyre zgjedhjeve të përfshihen në parlament.
Në zgjedhje marrin pjesë edhe 17 kandidatë që ndodhen në listat e partive të ndryshme nga komuniteti turk i Thrakisë Perëndimore./atsh