Dako – Zjarri tek arkivat: “Asnjë dëmtim në materialet e Bashkisë”

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas rënies së zjarrit në arkivën e Bashkisë së Durrësit, aty ku ndodhen një sërë dokumentacionesh të rëndësishme.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Dako shprehet se zjarri ka rënë për arsye të djegies së një kabulli elektrik.

Dako garanton gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë.

Gjithashtu Dako falenderon njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë.

‘Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabuli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë’, shkruan Dako.

Loading...